Ashtu sic kishte paralajmëruar, me përfundimin e armëpushimit i cili nuk u arrit të ripërtërihej, Izraeli rinisi lutimet kundër Hamasit, duke e akuzuar grupin militant se ishte ai i pari që shkeli pushimzjarrin duke qëlluar ndaj shtetit hebre. Sipas të dhënave izraelite ka pasur një sulm me raketë nga Rripi i Gazës pak para përfundimit të afatit të ndalimit të luftimeve. Më pas u njoftua për disa sulme nga zona e rrethuar në drejtim të Izraelit.