Top Channel/ S’ka përsëritje zgjedhjesh në qarkun Durrës/ Pranon kërkesën e LSI-së
25/05/2021 20:15

Komisioni i Ankesave Sanksioneve nuk ka pranuar tre kërkesat e PD-së, por dha dritë jeshile për atë të LSI-së. Vendosi rrëzimin e kërkesës për përsëritje zgjedhjesh në qarkun Durrës pasi PD pretendon manipulim dhe kërkesën e 19 provave të reja po në këtë qark. Gjithashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesës për përsëritje zgjedhjesh në qarkun Shkodër. KAS vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së që të numërohen 108 kuti të qarkut Durrës. Numërimi do të nisë ditën e nesërme në orën 10.00. LSI pretendon se ka humbur mandatin me 136 vota në qarkun Durrës dhe kërkoi hapjen e 108 kutive të votimit. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë. “Për ne e rëndësishme transparenca. Procesi ka qenë transparent në Durrës dhe asnjë votë nuk është kontestuar. Por që mandati 8 të mos mbetet i dyshuar dhe ne të vërtetojmë që është legjitim. Jemi dakord të hapen kutitë pavarësisht se besojmë që rezultati s’do të ndryshojë”, tha përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji. Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në qarkun e Durrësit. “4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu. Ndërsa relatori i KAS, Koli Bele u shpreh se në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste. “Nga një verifikim i bërë na rezulton që në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste”, tha Bele. “ Mesa di unë zoti Logu e ka bërë edhe një herë këtë kërkesë ne ia kemi rrëzuar”, tha Ledio Braho anëtari i KAS. Janë verifikuar të dhënat nga PEI dhe nga lista me 300 zgjedhës që PD pretendonte kishin shitur votën. Nga kryqëzimi i të dhënave rezultoi se shin 146 nga të cilët 113 kanë votuar dhe 33 nuk kanë votuar.

Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19