Azilkërkuesit në Austri nuk do të kenë më të drejtë të tërheqin pjesëtarët e afërt të familjes: Ashtu sic edhe e kishin paralajmëruar, tre partitë e koalicionit të ri qeverisës në Vjenë kanë vendosur mbylljen e praktikës së njohur të bashkimit familjar. Kabineti qeveritar ra dakord me këtë ndryshim kyc në ligjin e azilit, i cili tashmë do të kalojë për votim në Këshillin Kombëtar, e më pas në parlament. Kancelari Christian Stocker i partisë popullore konservatore (ÖVP) e argumentoi këtë hap, me tejkalimin e kapaciteteve pranuese të Austrisë – veçanërisht në sektorin e arsimit ka mbingarkesë. Pamje: AFP