Takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk firmosën planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve. Kurti pas takimit disa orësh tha se ka pranuar planin evropian, por ishte pala serbe nuk ishte e gatshme të nënshkruaj.