Top Channel/ “S’janë përgatitur”, ushtari tregon pse koreanoveriorët do kenë vështirësi në Ukrainë
10/11/2024 14:48

Ushtarët koreanoveriorë të batalionit elitar ushtarak “Stuhia”, mund të jenë krenaria e ushtrisë së shtetit komunist, mirëpo një ish-pjesëtar i ushtrisë është duke paralajmëruar që ata do të jenë mish për top për ushtarët ukrainas. Hyunseung Lee ka qenë në ushtri për tre vjet e gjysmë në batalionin e artilerisë dhe zbulimit, në fillim të viteve 2000. Përgjatë kohës së tij në ushtri ai ka është stërvitur për gjashtë muaj në batalionin “Stuhia” – pjesëtarët e të cilit tani besohet se janë të angazhuar në Rusi. Teksa ka raportime se trupat koreanoveriore tashmë kanë nisur luftimet kundër ushtrisë ukrainase në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Kursk, Lee, 48-vjeçar, ka paralajmëruar se pjesëtarët e brigadës elitare nuk janë të përgatitur për një betejë të tillë. “Ata s’janë fare të përgatitur”, ka thënë Lee për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara prej kur është larguar prej Koresë së Veriut, një dekadë më parë. Burrave koreanoveriorë u kërkohet t’i bashkohen ushtrisë në moshën 17-vjeçare, dhe zakonisht shërbejnë për 10 vjet. “Ata nuk janë përfshirë kurrë në ndonjë konflikt të madh”, ka thënë Lee për disa trupa ushtarake që janë dërguar në Rusi. “Ata nuk kanë përvojë të vërtetë në betejë”. Kievi ka thënë se 11.000 ushtarë koreanoveriorë tashmë kanë arritur në rajonin Kursk, i cili është pjesërisht i pushtuar nga ushtria ukrainase, e cila ka nisur një inkursion të papritur përtej kufirit, në territorin rus, në gusht. Inteligjenca e ushtrisë ukrainase ka raportuar se Rusia i ka pajisur ushtarët koreanoveriorë afër kufirit ukrainas me armë luftarake, përfshirë pushkë sulmuese, raketa anti-tank dhe lansues granatash.

Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51