Situatë e vështirë sot në fshatin Gjorm të Vlorës ku janë shkrumbuar 5 banesa dhe nuk dihet nësë ka të lënduar pasi ndërkohë në vendngjarje prezent është edhe një ambulancë. Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha. E gjithë zona është mbuluar nga tymi dhe akoma nuk është kryer asnjë ndërhyrje nga forcat emergjente.