Fshati Gjorm i Vlorës po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret ku janë shkrumbuar 5 banesa. Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha. Banorët janë larguar vetë nga banesat duke lënë gjithçka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.