Nga inspektimi në terren në aksin Boboshticë–Dardhë është konstatuar prezencë e erës së fortë dhe reshje të dendura bore, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën rrugore. Megjithëse kontraktori po punon për pastrimin e rrugës, kushtet atmosferike mbeten të vështira, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon vetëm me përdorimin e zinxhirëve.