Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit ka sjellë një sërë problematikash në qarkun e Vlorës. Aktualisht, nën monitorim të vazhdueshëm mbetet zona pranë urës së Mifolit në Novoselë, një nga pikat më shqetësuese për shkak të rrezikut të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.