Washingtoni shkeli ligjin ndërkombëtar me sulmin e kryer në Siri që çoi në vdekjen e liderit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS), Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. “Kjo ishte një tjetër shkelje flagrante e sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, pasi u krye në tokën siriane pa asnjë koordinim ose miratim të qeverisë siriane," tha për NewsWeek Aliaa Ali, sekretare e misionit të përhershëm sirian në OKB.