Shqipëria mbetet një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ndërsa niveli i sigurimit vijon të jetë i ulët. Në konferencën ndërkombëtare për menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat natyrore, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh ngritën shqetësimin për mungesën e mekanizmave të qëndrueshëm financiarë në Shqipëri.