Siguria në internet vijon të jetë çështje e ditës në Shqipëri ku pre e mashtrimeve apo kërcënimeve bien të rritur e fëmijë. Agjencia Kombëtare për sigurinë Kibernetike është duke zhvilluar trajnime me studentët e IT në universitete, trajnime të cilat synojnë, jo vetëm ndërgjegjësimin e tyre, por edhe zbulimin e talentëve që mund të ndihmojne në rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.