Vaksina anti covid ka ndikuar në çrregullimin e ciklit menstrual tek gratë, por kjo përkohësisht. Sipas një studimi ndërkombëtar ku u vlerësua cikli në afro 20 mijë gra të moshës mesatare 30 vjeç në Europë , SHBA dhe Kanada u pa që disa prej tyre patën cikle menstruale më të gjata . Ne grupin e parë morën pjesë 14,936 gra të vaksinuara me një ose me shumë doza dhe grupin ne tjetër 4,686 gra të pavaksinuara.