Produktet ushqimore apo kozmetike me përbërje kanabisi shiten ilegalisht në Shqipëri, edhe pse tregtimi i tyre në vend është i ndaluar sipas ligjit në fuqi. Së fundmi Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 shtetas e ka shpallur në kërkim një tjetër pasi tregtonin puro, çaj, ëmbëlsira me kanabis. Këto produkte të kontrabanduara në vendin tonë janë sekuestruar nga forcat blu.