Turqia ka eksportuar për herë të parë dronët e saj autonomë të sulmit, Kargu, të cilët njihen ndryshe dhe si dronët “kamikazë”. Ata janë prodhim i kompanisë turke STM – dhe po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendje, duke u etiketuar dhe si një prej armëve të rëndësishme të së ardhmes. Pas negociatave të nivelit të lartë, u nënshkrua kontrata e parë për eksportimin e këtyre pajisjeve. Dorëzimi, përfundon brenda vitit, thuhet në deklaratën e kompanisë prodhuese, ku nuk sqarohet ndërkohë se cili është vendi i destinacionit.