Tablodi i madh britanik Daily Mail, ka botuar rastin e një emigranti shqiptar 19-vjeçar të sapoardhur me gomone nga Franca në Angli, i cili është vetë ekspozuar në mediat sociale dhe ka treguar sesi i ka shpëtuar autoriteteve britanike të emigracionit nga kampi ku e mbanin dhe me pas tregon sesa e lehtë është të mbërrish në ishull. Daily Mail njihet për qëndrimin e tij të fortë editorial kundër emigracionit dhe nuk lë rast pa shkruar ne favor të shtrëngimit të masave ndaj të huajve që vijnë në ishull ilegalisht.