Top Channel/ Si do kthehen patentat e bllokuara/ Drejtuesit duhet të paraqiten pranë komisariateve
01/06/2021 15:08

Të gjithë personave të cilëve u është hequr patenta, leja e qarkullimit apo u është bllokuar makina për shkak se kanë shkelur orën policore, duke nisur nga kjo e martë do munden t’i tërheqin ato. Por ka një kriter, duhet që qytetari të ketë plotësuar një afat prej 30 ditësh në mënyrë që dokumentet apo makina t’u rikthehet. Sipas policisë rrugore, ata duhet që me kartë identiteti të paraqiten pranë komisariateve rrugore përkatëse pa paguar asgjë. Por nëse rezultojnë që përpara se dokumentet apo makina t’u bllokohej, kanë pasur gjoba të papaguara, duhet që ato t’i paguajnë me qëllim tërheqjen e tyre. Burime të Top Channel nga policia rrugore bëjnë me dije se janë të pakta rastet kur është bllokuar automjeti, pasi janë lënë në ruajtje. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vendeve në komisariate apo drejtoritë e policisë për lënien e automjeteve. Ndërkaq, për rastet e thyerjes së orës policore, kur drejtuesi nuk ka qene pronar i makinës, është bërë vetëm tërheqja e lejes së drejtimi. Ndërkaq makina dhe leja e qarkullimit nuk është bllokuar. Kjo është falja e dytë që bën qeveria pas faljes vitin e shkuar nga data 17 prill deri në 7 tetor. Pas kësaj date, sipas informacioneve të Top Channel janë konstatuar duke thyer orën policore 953 automjete. Ku kryesisht është hequr patenta dhe leja e qarkullimit për tre vite. Kjo falje e dytë parashikon amnisti vetëm shkelësit e orës policore të cilët do të munden të marrin dokumentacionin dhe makinën. Asnjë shkelje tjetër e qarkullimit rrugor nuk përfshihet në këtë falje.

Top News- Rriten subvencionet për blegtorët/ Qeveria miraton skemën kombëtare për 2026
30/03 22:36
Top News- Studentët e pensionistët më shumë fonde, Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
30/03 22:32
Top Channel/ Debat në parlament Lamallari-Balliu për drejtorin e ri të policisë
30/03 22:00
Top Channel/ A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin: Ajo ka shumë pikëpyetje për…
30/03 21:49
Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03 21:48
Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04