Edhe pse Perëndimi i ka ndezur më fort se kurrë motorët e diplomacisë me shpresën e afrimit të zgjidhjes për cështjen e Kosovës dhe të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçic u shfaq sfidues në konferencën e fundit për shtyp në Beograd, ku deklaroi përpara gazetarëve se nuk ka ndermend të firmosë asgjë në takimin e së shtunës në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.