Kalendarit të detyrueshëm prej 12 vaksinash të cilat bëhen te fëmijët e vegjël do t’i shtohen edhe tre vaksina të tjera, të cilat parandalojnë sëmundje që kanë shpeshtësi të lartë në popullatën tonë. “Shtohen vaksina e kancerit të qafës së mitrës, meningokoku, hepatiti A”, shpjegon Silva Bino.