Mijëra njerëz janë ngritur në demonstrata në Turqi pas thirrjes së sindikatave për të denoncuar rritjen e varfërisë dhe për të kërkuar rritjen e pagës minimale. Turqia po vuan nga rënia e valutës pasi lira arriti një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit, duke humbur rreth 30% në vlerë vetëm në muajin e kaluar. Inflacioni vjetor arriti mbi 20% duke shkatërruar fuqinë blerëse të shtetasve turq.