Top Channel/ Shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan, Kina dërgon përfaqësuesin
13/09/2023 21:18

Kina është tashmë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që pas marrjes së pushtetit nga talibanët. Në Kabul ambasadori i ri kinez i dorëzoi kredencialet kryeministrit të Talibanëve Mullah Hassan. Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve, ende të panjohur nga asnjë qeveri e huaj. “Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në administratën talibane deklaroi se i dërguari i ri, Zhao Xing, është ambasadori i parë që ndonjë shtet ka dërguar në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021. Në Kabul ka diplomatë të tjerë që mbajnë postin e ambasadorit, por këtë pozitë ata e kanë marrë përpara se talibanët të ktheheshin në pushtet. Shtete dhe institucione të tjera, sikurse Pakistani dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar në Afganistan diplomatë të lartë për të udhëhequr misionet diplomatike kryesisht për punë, por ata nuk detyrohen të dorëzojnë kredencialet te autoritetet vendase, siç duhet në rastin e ambasadorëve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
Top News – ‘Mund të luftojmë përgjithnjë…’ / Trump: Kemi armë ‘të mjaftueshme’ për Iranin
03/03 14:57
Top News – Shtetet e Gjirit, vetëm një javë rezistencë / DO mbeten pa mbrojtje ajrore brenda ditësh
03/03 14:43
Top Channel/ Sulmohet ambasada e SHBA në Rijad, mbyllet ajo në Kuvajt: Përgjigjet Izraeli!
03/03 14:37
Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
DIGITALB DIGITALB