Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radulle Stevic nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, thotë gazeta Express