Top Channel/ “Shtet fashist”, Trump akuzon Biden pasi u shpall fajtor, presidenti: I rrezikshëm
31/05/2024 21:34

"Një gjyq i padrejtë, i orkestruar nga Joe Biden. Nëse ma bëjnë këtë mua, mund t'ia bëjnë kujtdo". Këto janë fjalët e para të Donald Trump, në një konferencë për shtyp nga “Trump Tower” në Nju Jork, pas dënimit për çështjen e yllit të filmave për të rritur, Stormi Daniels. Republikani sulmoi gjyqtarin, duke e quajtur atë “të korruptuar” dhe “plot konflikte” interesash. Ish-presidenti më vonë u ankua se ai ishte nën një urdhër për të mos komentuar mbi gjyqin ndërsa ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë. “Jetojmë në një shtet fashist. Unë po luftoj për vendin dhe për Kushtetutën. Është më e madhe se unë dhe presidenca ime. Ajo që më ndodhi mua nuk duhet të ndodhë me presidentët e tjerë në të ardhmen. E gjithë kjo është vepër e Bidenit dhe njerëzve të tij”, akuzoi Trump. Përgjigja e Presidentit Biden ishte e menjëhershme. “Trump kërcënon demokracinë dhe vë në pikëpyetje sistemin tonë të drejtësisë”, deklaroi ai. Ndërsa më pas shtoi se askush nuk është mbi ligjin, madje as Trump. “Ne duhet të ndalojmë Donald Trump, sepse të thuash se një gjyq është i montuar kur nuk na pëlqen vendimi është i rrezikshëm. Ajo që ndodhi në Nju Jork dëshmon se askush nuk është mbi ligjin. Trump u shpall fajtor për të gjitha 34 akuzat dhe tani mund të apelojë si të gjithë të tjerët”, u përgjigj Biden. Pamjet: AFP

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07