Tetë shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle pasi kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura. Të arrestuarit sipas mediave spanjolle janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze, për të mos u diktuar nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi.