Rruga me kalldrëm që të fut në Kalanë e Prezës nga sot mban emrin e Tinka Kurtit. Artistja e madhe u nderua me një ceremoni nga Bashkia Vorë si shenjë mirënjohjeje në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Kalaja e Prezës u zgjodh si pika më e lartë e bashkisë ku ajo jeton aktualisht.