Papa Françesku ka pagëzuar dhe një shqiptar mes disa prej besimtarëve gjatë meshës së mbajtur në vigjilje të Pashkëve. “Të hyjmë edhe ne në shtegtimin e dishepujve, që shkon nga varri, në Galile – këtë na kujton Nata pa gjumë e Pashkëve (Mt 28,1), duke na ftuar të kthehemi jo te një Jezus abstrakt, ideal, por te kujtimi i gjallë, konkret dhe drithërues i takimit të parë me Zotin”, tha Papa gjatë pagëzimit.