Një rus i njohur për autoritetet greke, madje i cilësuar si “i rrezikshëm” si dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar janë në kërkim nga policia për të shtënat në një minimarket në qendër të Chania. Në një video të publikuar nga mediat greke shihet shqiptari i cili ndodhet në motorin me të cilin të dy u arratisën pas sherrit të përgjakshëm.