Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Europë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë. Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.