Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me dhjetëra udhëtarë në bord, përfshirë dhe nga Shqipëria e Kosova mbërriti në Podgoricë mëngjesin e sotëm. Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi në rrjetin social X se "101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”. 11 prej tyre ishin shqiptarë.