Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit. Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë. Për anijet e tonazhit të ulët dhe ato të peshkimit lundrimi u pezullua që një natë më parë. Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.