Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot mbi projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike të cituara nga VOA. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.