Top Channel/ Shqipëria përplaset me Malin e Zi, ministri Hoxha i përgjigjet akuzave: S’jemi pjesë e…
28/08/2026 19:46

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga dy vende të rajonit në veprimtari të koordinuara hibride. Hoxha thekson se ndaj Shqipërisë nuk ka asnjë akuzë zyrtare dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje të saj në skenarë destabilizues në Malin e Zi apo në vende të tjera. Reagimi i plotë: Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar. Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride. Kam parë gjithashtu interpretimet dhe aludimet e ndryshme mediatike që kanë pasuar. Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore. Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër. Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik. Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj. Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme. Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19