Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Evropian, duke mbyllin kapitullin e katërt me unionin. Në Luksemburg u mbajt Konferenca e 10 Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku u finalizua mbyllja e kapitullit të 20 të negociatave, që përfshin “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Në konferencën për shtyp, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe theksoi mbështetjen e mëtejshme të unionit, deri në anëtarësimin e plotë brenda vitit 2030.