Në Bërdo të Sllovenisë nisi nën hijen e paqartësive samiti i shumëdiskutuar i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përpara celjes së takimit, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, deklaroi se e konsideron të rëndësishme që blloku t`ia bëjë të qartë vendeve të rajonit se kujdeset për to dhe se është partneri i tyre i preferuar. Në rrjedhën e viteve është parë, tha Von der Leyen, se sa kanë përfituar vendet që janë bërë pjesë e BE-së, ndërsa theksoi se këtë gjë e dëshiron edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.