Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusinë për atë që ata e quajtën "instrumentalizim cinik i emigrantëve", ndërsa tensionet po vlojnë përgjatë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.