Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike në Glasgow të Skocisë e nisi me një batutë dhe disa pyetje për pjesëmarrësit. Rama u shpreh së është krenar që Shqipëria nuk është vend ndotës dhe që prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100% hidrike, zero% karburante fosile.