Shqipëria ka pësuar rënie në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2022, matësin e gjendjes së shtetit ligjor në mbarë botën, publikuar nga World Justice, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.