Në prag të Pashkëve Katolike, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, dha mesazhin e tij për paqe dhe shpresë për të gjithë besimtarët katolikë. Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj uroi që Shqipëria, me Ringjalljen e Krishtit Zot, të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për hemorragjinë e shkaktuar nga emigrimi, por edhe për uljen e ndjeshme të numrit të të lindurve.