Bisedimet për paqen në Ukrainë janë në fazën përfundimtare. Kështu u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në takimin me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Florida. Në fokus të diskutimeve mes dy liderëve ishin garancitë e sigurisë për të parandaluar Rusinë të sulmojë sërish. Në takimin me Zelenskyn, në shtëpinë e tij në në Mar-a-Lago, Presidenti amerikan shprehu besimin se Vladimir Putin është serioz për paqen, duke këmbëngulur se lideri rus ishte gati të bënte një marrëveshje paqeje.