Në Shqipëri që prej 27 Gushtit e deri më sot janë strehuar 2300 qytetarë afganë. 1000 prej tyre u nxorën nga Afganistani me ndihmën e organizatës Vital Voices (Zërat Vital) që mbështetet nga ish zonja e parë Hillary Klinton. Alyse Nelson presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate thotë për Top Channel se ndodhet në Tiranë, për tu takuar e biseduar me afganët e strehuar në vendin tonë.