Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Babicë të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit. Kur banori i banesës do ndizte bombolën e gazit për të gatuar, ajo ka rrjedhur gaz dhe më pas ka marrë flakë, të cilat kanë shkrumbuar banesën ku ai jetonte së bashku me nënën e tij. “Sa do gatuaja, mori flakë. Vetëm atë banesë kemi.“-shprehet banori.