Pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në një nga galeritë e minierës të Bulqizës ku u plagosën tre minatorë, policia ka proceduar penalisht brigadierin. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 55-vjeçari dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel. Ngjarja ndodhi në datë 14 gusht, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi tre minatorët pësuan djegie të shumta në trup.