Brenda harkut të kohor të me pak se 3 muajve, Ardian Fierza, pronari i një agjencie funerale në Shkodër sulmohet dy herë me lende plasëse. Mëngjesin e kësaj të diel, në objektiv ishte banesa e tij në lagjen “3 Heronjtë”. Ka qenë ora 2.45 minuta kur e gjithë lagjja është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Fierzës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit, familjaret kanë qenë në shtëpi. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ndërsa përveç dëshmive janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të banesës së Fierzës dhe të tjera në atë zonë.