Top Channel/ Rrezikohet vota e emigrantëve! Gjiknuri propozon të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor
12/11/2024 19:43

Me të gjitha gjasat për të mundësuar votën e emigrantëve, kodi zgjedhor 6 muaj përpara parlamentareve 2025 pritet të pësojë disa ndryshime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javët e fundit është përfshirë në diskutime për modalitetet e votimit të emigrantëve nga ku një prej problemeve më evidente është dërgimi me postë i votës të atyre, që do të dëshirojnë të votojnë nga diaspora. Sipas KQZ asnjë prej operatorëve ndërkombëtar të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë në sjelljen e zarfeve me fletët e votimit. Për të shmangur dështimin e votës të diasporës Damian Gjiknuri Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, në një intervistë për Top Channel propozon një zgjidhje e cila kërkon edhe vullnetin politik të opozitës. “Duhen ndryshime modifikime për këtë në kod. Opozita duhet të ketë vullnet për këtë”, shprehet Gjiknuri. Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve. Por a është e gatshme PS në të publikuar e listës së kandidatëve shumë herët në kohë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, për mos tu bërë pengesë për votën e emigrantëve? “Po patjetër jemi të gatshëm”, tha Gjilnuri. Damian Gjiknuri shpjegon se përse PS ngulmon në votimin elektronik edhe në Tiranë në parlamentaret e 2025.

Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05
Top News- Flakët “përpijnë” banesat, emergjencat bëjnë bilancet dhe thanë se janë në gatishmëri
06/07 13:04
Top Channel/ Verë dhe Portokalle… “Portokalli” ndez atmosferën në Vlorë, spektakël në Lungomare
06/07 12:28
Top Channel/ Siguria në plazhe, pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë
06/07 12:18
Top Channel/ Vapa shtoi problemet mendore, mjekët thonë se i nxehti rrit zemërimin
06/07 12:15
Top Channel/ Korriku, si gushti! Shkodër, arrihet numër rekord i personave me probleme nga i nxehti
06/07 12:12
Top Channel/ 70 vizita në ditë, në Vlorë kërkohet ndihmë nga mjekët edhe për problemet me helmimet
06/07 12:11
Top News- Kokainë, kanabis e armë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
06/07 12:10
Top Channel/ Urgjencat nga vapa, çdo ditë në QSUT paraqiten 350 persona me probleme nga të nxehtit
06/07 12:04
Top Channel/ “Katër mandate, një rekord”, profili për kryeministrin më jetëgjatë të Shqipërisë
06/07 12:03
Top Channel/ SPAK gjurmon nga TikTok, kërkim për para të pista. Ndjek stilin e jetës së të dyshuarve
06/07 12:02
Top News- Policia aksion në Kukës, arrestohet 53-vjeçari/ Çfarë iu gjet në banesë?
06/07 11:26
Top News- Trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, nxirret në breg nga policia
06/07 10:58
Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05