Një sulm ndodhi në transformatorin elektrik të kompanisë Elektrokosmet që operon në veri të Kosovës, dy ditë pas marrëveshjes për rregullimin e furnizimit dhe inkasimit të energjisë në katër komunat veriore. Dyshimet e para të policisë ishin se zjarri erdhi për shkak të tensionit elektrik, megjithatë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua se objekti u sulmua me mjet shpërthyes.