Një familje prej katër anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka shpërthyer në lëvizje rreth orës 21:45 afër rrethrrotullimit në Institut. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët e tyre të mitur. Ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.