Pensionistët këtë muaj krahas pensionit do të marrin edhe një shpërblim prej 5 mijë lekësh. Ky shpërblim vjen nga vjelja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për importuesit e mëdhenj të energjisë. Që prej mëngjesit pensionistët kanë qëndruar në radhë për pensionet, ku në dorë kanë marrë edhe shpërblimin.