Top Channel/ “Shpata e Hekurt” drejt Gazës! Izraeli zotohet se do shfarosë Hamasin
14/10/2023 22:42

Të tjera raketa u lëshuan gjatë orëve të mbrëmjes nga Gaza në drejtim të qyteteve izraelite. Por ato nuk arritën të shpërthenin pranë destinacioneve përkatëse pasi u kapën nga sistemi raketor I mbrojtjes izraelite. Teksa militantët e Hamas po vijojnë bombardimet, nga ana tjetër ushtria izraelite është bërë gati për të nisur një sulm tokësor. Të gjitha forcat janë bërë gati në kufi dhe po presin urdhrin për nisjen e misionit masiv – dhe potencialisht të gjatë. Sipas deklaratës së lëshuar nga ushtria e Izraelit para pak orësh ofensiva do të jetë gjithëpërfshirëse nga toka, deti dhe ajri. Ajo është zotuar të fshijë Hamasin nga faqja e dheut. Qëllimi i Operacionit Shpatat e Hekurt është një nga më ambiciozët që forcat ushtarake izraelite mund të kenë planifikuar më herët në Gaza. Vetë kryeministri Benjamin Netanyahu vizitoi gjatë ditësh ushtarët në vijën e frontit ndërsa theksoi se çdo gjë është gati dhe se faza tjetër po vjen. Por nga ana tjetër, palestinezët po vijojnë largimet nga Gaza, që tashmë krahas shkatërrimit, po vuan mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve si dhe energjisë elektrike. Kajro, Tel Avivi dhe Ëashingtoni arritën ndërkohë një marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare të Rafahsë drejt Egjiptit. Izraeli ka pranuar t`u ndalojë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt që i largohen Gazës së rrethuar. Në negociata është përfshirë dhe Katari, ndërsa mësohet se pjesëmarrësit kanë marrë miratimin e grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik. Ndërkohë shumë palestinezë po largohen nga veriu I Gazës drejt jugut për t’I shpëtuar sulmit masiv. Kurse të tjerë po gjejnë strehim pran shkollave dhe spitaleve. Komisioni Europian njoftoi se do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën. Si pasojë e sulmeve të nisura një javë më parë nga militantët e Hamas humbën jetën mbi 1300 izraelitë, si dhe u morën peng mbi 150 të tjerë. Ndërsa nga radhët e palestinezëve janë vrarë nga bombardimet mbi 1900 persona. Pamjet: AFP

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19