Gjykata e Kurbinit ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Jeton Lamin, agjentin e policisë i cili dyshohet se ka pasur kontakte dhe ka transportuar me makine të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në përfundim të seancës avokati tij mbrojtës ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për implikimin e tij.