Ekipi i presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte në mes të njoftimit të emrave të rinj për kabinetin këtë javë, kur ata u informuan se njëri prej tyre, ishte akuzuar për sulm seksual. Bëhet fjalë për Pete Hegseth, emri që Trump propozoi si sekretarin e ri të mbrojtje. Ky lajm ka tronditur disa anëtarë të ekipit të Trump, të cilët më pas ngritën pyetje mbi mundësinë e emërimit të tij, sipas burimeve të CNN.